Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media ka thënë se partia që ai drejton është rikthyer fuqishëm. Në fjalën e tij, ai premton se partia që drejton ka fituar, është në garë ose prin në 11 komuna.
“Ky rikthim i LDK-së, për secilin nga ne është arritje dhe përgjegjësi. Jam jashtëzakonisht i lumtur që të jap rezultatet përfundimtare të mbledhura nga vëzhguesit e LDK-së. Në Prishtinë LDK ka siguruar raundin e dytë, në Prishtinë me kryetar Gazmend Muhaxheri,në Lipjan me kryetar Imri Ahmeti, në Fushë Kosovë me kryetar Burim Berisha. LDK ka fituar, prin ose është në garë plot në 11 komuna të Republikës. Sonte festën do ta vazhdojmë në Llap,”- tha Abdixhiku.
