Më shumë se 50 turistë janë bllokuar në segmentet rrugore Kurbnesh-Lurë dhe Arras-Lurë.
Mësohet se turistë vendas dhe të huaj ishin nisur drejt Lurës për të kaluar fundjavën, madje kishin rezervuar në bujtinat e këtij fshati turistik. Rreth orës 19:00, ata kanë kërkuar ndihmë pasi e kishin të pamundur të mbërrinin në Lurë.
Hasan Hoti, një biznemen i zonës tha për “tirananews.al” se bashkë me banorë të tjerë kanë udhëtuar drejt Kurbneshit dhe Arrasit dhe kanë ndihmuar udhëtarët.
Aktualisht në Lurë ka afro 30 cm borë dhe prej mëngjesit mungon edhe energjia elektrike.