Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Ardenicë të Lushnjes.
Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka ndërruar jetë drejtuesi i tij, Arian Velçani 28 vjeç.
Ndërkohë ka mbetur i plagosur pasagjeri që ndodhej në automjet.
Dyshohet që shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia e lartë.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendgjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 20:15, në vendin e quajtur “Varrezat e Ardenicës” shtetasi A.V, 29 vjeç, banues në Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi A.V dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi D.K, 42 vjeç, banues në Kolonjë, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkakut të daljes nga rruga.
