Në fshatin Zhamë të Lushnjes, 2 vëllezërit Ibraliu i lidh përjetësisht gjaku me njëri tjetrin, por jo bindjet politike.
Kështu, vëllai i madh është mbështetës i Partisë Demokratike, kurse tjetri që është i vogli mbështet “Shtëpinë e Lirisë”, koalicionin e krijuar nga Sali Berisha, LSI dhe PDK-ja.
Vëllezërit gjithashtu kanë bërë edhe debate mes tyre, ndërsa janë në të njëjtën qendror votimi. Ky është një rast interesant kur dy vëllezër “vihen kundër njëri-tjetrit” për shkak të bindjeve politike.
