Myslim Murrizi, i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, nuk hezitoi të renditë kritikat para ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ai pretendon se në kryesi janë zgjedhur njerëz të paaftë dhe pa mbështetje në elektorat.
Për votimet e kryesisë, ai akuzoi se janë dërguar mesazhe në aplikacionin WhatsApp te demokratët, ku u kërkohej të favorizonin një apo tjetrin kandidat.
“Çfarë është kjo grykësi që këta që kandiduan për Kryesi i shohim për këshill të mandateve? Miqtë që takoj pëeditë më thonë me Lulin dhe Gazin e ke pas betejën se gjithë Kryesia është ende aty. Duhet të shikohet si votoi Këshilli Kombëtar, nuk besoj sa që Bardh Spahisë që i dha Shkodra 20 mijë vota nuk u votbesoka dot brenda Këshillit Kombëtar. Nxirrini nesër të bëjnë protestë, sa njerëz u vijnë nga mbrapa? Këta që zënë një cep aty, sot kandidojnë për poste të reja. Janë deputetë me 400 vota. Leri të flasin se mirë u bëhet. Unë që po flas jam i çliruar. Çfarë vlere ka që je anëtar kryesie, s’ke as nënë as motër as babë votues te PD. Hapeni partinë për personalitete të tjera, ka njerëz te lista gri. Çfarë është kjo me çu mesazhe në WhatsApp, a të keqen ma ke kujdes filanin. Unë i uroj suksese asaj kryesie, por me që e dinë veten aq të mëdhenj, nga nesër të dalin në terren. Njerëz që nuk u jep njeri dorën. Unë them të mundim Ramën me 185 mijë punëtorë në punë.”