Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ma mbani afër Ylli Shehun”! Zbulohet porosia e drejtorit socialist për deputetët e PS në Kuvend

17:11 / March 5, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
piro lutaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër deputetë të rinj të LSI janë ulur sot për herë të parë në Kuvend, duke zënë vendin e atyre që dogjën mandatet.

Deputetët e rinj u betuan sot, pasi pranuan karrigen e deputetit, ndërsa jashtë Kuvendit po zhvillohej protesta e paralajmëruar e opozitës.

Deputetët e PS, Pjerin Ndreu dhe Xhemal Qefalia, kanë gjetur kohën që gjatë seancën plenare të bënin edhe foto, të cilët i kanë postuar në rrjetet sociale.

Fotoja e mëposhtme e dy socialistëve nuk ka kaluar pa u vënë re nga ish-kolegu i tyre, Piro Lutaj, aktualisht drejtor i Zyrës së Përmbarimit, i cili ka komentuar duke u lënë edhe porosinë: “Ma mbani afër Ylli Shehun”.

Kujtojmë se Ylli Shehu është një nga 4 deputetët që u betuan sot në Kuvend, si përfaqësues të LSI.

Nuk dihet nese porosia e Lutajt është ironike, apo jo, por kujtojmë po ashtu se Shehu ishte deputet për herë të parë në 2013-ën, nën siglën e Partisë Republikane, ndërsa pas zgjedhjeve vendore të vitit 2015, ai kaloi me LSI-në.

Ndërkohë në zgjedhjet e 2017-ës, ai u rendit në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës krah LSI-së.

  • safe image 2

drejtorit socialist Ylli Shehu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.