Ish-konkurrenti i ‘Big Brother Albania’, Arjan Bakalli, ka rrëfyer marrëdhëniet e tij me femra më të mëdha. Ai tha se në rininë e tij, më konkretisht në moshën 22 vjeçare, krijoi një marrëdhënie me një grua gjermane 34-vjeçe. Madje shtoi se prezantimin me të ia bëri ish-bashkëshorti i saj, të cilin Arjani e kishte mik.
“Kur kam qenë 22 vjeç dhe jetoja në Amsterdam, rastësia bëri që u lidha me një gjermane që ishte 34-vjeçe. Meqenëse ti i ke qejf detajet, ma prezantoi ish-bashkëshorti i saj, një italian që ishte miku im dhe rastësisht më pas krijova marrëdhënie. Njeriu është oportunist kur është 22 vjeç. Unë isha i dashuruar në Shqipëri me një tjetër person dhe thjesht me të isha në lidhje”, tha Arjani.
