Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Macron bisedë telefonike me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi i rëndësishëm

17:29 / August 3, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3735
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Biseda u fokusua te zhvillimet në rajonin e Ballkanit, duke përmendur në veçanti dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe situatën në Bosnje-Hercegovinë.

“Rikujtova rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe që dënojmë të gjitha veprimet e njëanshme për ta dëmtuar atë”, ka thënë Macron përmes një postimi në platformën X.

Aktualisht dialogu mes dy vendeve është ngrirë edhe për faktin që Kosova ka Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara.

Kur ka folur për situatën në Bosnje, Macron ka thënë se e ka theksuar përgjatë bisedës rëndësinë që i kushton Franca “stabilitetit, unitetit dhe sovranitetit të Bosnje – Hercegovinës, si dhe respektimit të sundimit të ligjit”.

Biseda e tyre është zhvilluar një ditë pas mbledhjes që ka mbajtur Këshilli i Sigurisë i Serbisë, i cili ka vlerësuar se siguria në rajon është minuar seriozisht.

Këshilli e ka bërë këtë vlerësim pas vendimit të Gjykatës së Bosnje-Hercegovinës, e cila e ka dënuar Millorad Dodikun, presidentin e Republikës Sërpska, me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë për ushtrim të aktivitetit politik për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

“Përsërita bindjen time se fati i Serbisë është evropian dhe shpresën time se ajo mund të përparojë në frymën e dialogut, në rrugën e reformave dhe të anëtarësimit. Ne analizuam marrëdhëniet midis Serbisë dhe Francës dhe vendosëm të forcojmë më tej bashkëpunimin tone”, ka thënë mes tjerash Macron.

Presidenti serb, në anën tjetër, ka thënë se ia ka përsëritur Macronit që Serbia mbetet e përkushtuar ndaj të gjitha proceseve për ruajtje të paqes dhe bashkëpunimit, dhe që mbrojtja e popullit serb është ndër interesat kryesore kombëtare.

“E theksova përkushtimin tonë për dialog dhe respektim të ligjit ndërkombëtar, si dhe gatishmërinë për të kontribuuar në stabilitetin afatgjatë të rajonit”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook, duke përmendur edhe që i ka bërë ftesë presidentit francez për vizitë në Beograd.

Pas vendimit të shqiptuar kundër Dodikut, Vuçiç ka thënë se Serbia nuk është përballur me situatë më të rëndë prej vitit 2008 – referencë për vitin kur Kosova e ka shpallur shtetësinë, të cilën Beogradi nuk e njeh.

Dodik ka thënë pas shqiptimit të vendimit më 1 gusht se nuk e pranon as atë dhe as padinë penale, ndërsa të dielën ka deklaruar se Republika Sërpska – entiteti serb në Bosnje-Hercegovinë – do të “hakmerret” pas vendimit përfundimtar të gjykatës.

Avokati i tij ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës.

Pasi të jetë njoftuar me vendimin përfundimtar, Dodiku duhet të pranojë një thirrje për zbatim të dënimit me burg.

Menjëherë pas thirrjes pason vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje – Hercegovinës, i cili duhet të marrë vendim për ndërprerjen e mandatit të tij si president i Republikës Sërpska.

Sipas Ligjit Zgjedhor të Bosnje-Hercegovinës, mandati i një zyrtari të zgjedhur përfundon “në datën kur vendimi gjyqësor, që e dënon me burgim prej gjashtë muajsh, ose më shumë, bëhet i formës së prerë.”/REL/

Kosove Macron Shqiperi telefon Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.