Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të takohen sot me udhëheqësin kinez, Xi Jinping.
Ata arritën në Pekin të mërkurën dhe do të priten nga presidenti kinez të enjten. Diskutimet do të fokusohen kryesisht në tregti, luftën në Ukrainë dhe ndryshimet klimatike.
Dje presidenti francez tha se Kina ka rol të madh në rrugën drejt paqes në Ukrainë, dhe se Franca po kërkon të punojë me Pekinin “në këtë përgjegjësi të përbashkët për paqen dhe stabilitetin” në Kiev.
Edhe pse Pekini thotë se mban qëndrim neutral ndaj luftës në Ukrainë, vizita e Xi me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë dy javë më parë dërgoi një mesazh partneriteti mes dy vendeve.