Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Macron kritikohet ashpër për mbajtjen e një ceremonie hebraike në Pallatin Elize

15:00 / December 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
macron 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është akuzuar se e ka tradhtuar Republikën e Francës, pasi mori pjesë në një ceremoni hebraike brenda rezidencës së vet zyrtare, Pallati Elize.

Në një vend ku ndarja e fesë është vetë feja, ndezja e qiririt për festën hebraike Hanukkah brenda Sallës historike të Festivalit të enjten u kritikua menjëherë nga politikanët e së majtës dhe së djathtës.

Presidenti Macron e kishte ftuar kryerabinin, Haimm Korsia, për ta ndezur qiririn e parë nga tetë qirinjtë në Hanukkah, apo shandan, për ta shënuar fillimin e festivalit hebraik të dritës. Macron u shpërblye për luftën e tij kundër antisemitizmit.

Por, kur videoja e ceremonisë u shfaq në rrjetet sociale pak pasi saj, kritikat shpërthyen nga të gjitha anët.

Për francezët, presidenti kishte bërë një gabim turpërues duke e lejuar futjen e fesë brenda presidencës laike.

“Më sa di unë, kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Kjo është shkelje e laicizmit”, tha David Lisnard, një figure e lartë opozitare nga krahu i djathtë, i cili është edhe kryetar i Kanës.

“Elize nuk është vend i fesë. Nuk mund të bësh kompromis me laicizmin”, tha presidentja socialiste e rajonit Oksitania, Carole Delga.

“A do ta bëjë tani Macroni të njëjtën gjë edhe për fetë e tjera? Për disa po, për disa jo? Kjo është lëvizje e rrezikshme”, tha Alexis Corbiere nga ekstremi i majtë Franca e Papërkulur.

Kjo ngjarje i ka tronditur edhe disa hebrenj francezë madje.

“Kjo është diçka që nuk duhet të lejohet të ndodhë përsëri”, tha Yonathan Arfi, i cili e udhëheq Këshillin Përfaqësues të Institucioneve Hebraike të Francës.

Ideja e laicizmit u fut në ligjin francez më 1905, pas shumë vitesh mosmarrëveshjesh mes shtetit dhe Kishës Katolike Romake. Ligji garantoi lirinë e besimit, por i dha fund përfshirjes shtetërore në kishë dhe i largoi të gjitha shenjat e fesë nga ndërtesat publike./REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri, përfundon me sukses operacioni i Papa Leone XIV

22:20 / October 13, 2026

Pa paralajmërime para sulmeve në Riad, Arabia Saudite përballet me pikëpyetje për sigurinë

08:42 / October 13, 2026

Rusia dhe Ukraina shpërfillin marrëveshjen e Trump

22:41 / October 12, 2026

Shpërthime në Riad, mbrojtja ajrore saudite rrëzon raketat e lëshuara nga Huthit

21:40 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.