Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Macron mesazh Maqedonisë së Veriut: Propozimi nuk është i përsosur, por ju fut në BE

22:55 / July 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
macron 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përmes një letre i është drejtuar parlamentit dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarisë, i cili sipas Macronit, i hap rrugën integrimit evropian.

“Një mundësi historike po hapet, zgjedhja është e juaja”, u tha qytetarëve maqedonas presidenti francez Emmanuel Macron, në letrën e publikuar të enjten nga ambasada franceze në Shkup.

Macron nuk pretendon se propozimi francez është i përsosur, por thotë se e fut vendin në Bashkimin Evropian. Sipas kreut të shtetit francez, “propozimi e konsideron Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë si themelin e vlerave evropiane” andaj edhe ka theksuar nevojën për rishikimin e kushtetutës për integrimin e komuniteteve të reja në të.

“Vendi juaj është tashmë një shembull i bashkëjetesës në Evropë”, thekson Macron në letër.

“Tani ju takon ju maqedonasve të deklaroheni. Fuqia për të ndryshuar rrjedhën e historisë është tani në duart tuaja. Nuk do t’ju them se kjo marrëveshje është e përsosur, por do të pastrojë rrugën tuaj evropiane. Si çdo marrëveshje, edhe kjo bazohet në kompromise dhe ekuilibër. Kjo marrëveshje nuk e vë në dyshim ekzistencën zyrtare të gjuhës maqedonase, e cila është pjesë përbërëse e identitetit tuaj”, ka shkruar Macron.

Duke iu referuar marrëveshjeve të Ohrit dhe Prespës, me të cilat Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s, Macron thotë se “populli maqedonas ka fituar respektin e gjithë Evropës dhe dinjiteti i fituar i popullit maqedonas nuk do të vihet kurrë në dyshim”.

Me mesazhe të ngjashme këto ditë kanë qëndruar në Shkup edhe kreu i Këshillit Evropian Charles Michel dhe i dërguari i posaçëm gjerman për Ballkanin, Manuel Sarrazin. Propozimi francez është mbështetur nga Bullgaria e cila edhe vendosi të heq veton për Shkupin për nisjen e bisedimeve me BE-në, që e kishte vendosur në nëntor të vitit 20202.

Partitë qeverisëse në Shkup mbështetin propozimi francez, por ai kundërshtohet nga opozita maqedonase e cila tani pesë ditë po organizon protesta të cilat u përshkallëzuan edhe në dhunë nëpër rrugët e Shkupit.

Opozita maqedonase që udhëhiqet nga VMRO DPMNE-ja konsideron se propozimi vë në dyshim ekzistimin e gjuhës dhe identitetit maqedonas.

Macron maqedoni e veriut mesazh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.