Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka pritur sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Paris.
Ndër të tjera gjatë konferencës për mediat, ai ka ftuar Kosovën e Sebrinë të arrijnë një marrëveshje e të gjejnë kompromis.
“Kosova si të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, ka një interes për BE-në, si udhëheqësit ashtu edhe populli i saj. Do të keni mbështetjen tonë. Afërsia me BE-në, normalizimi i marrëdhënieve, për zhvillimin e qëndrueshëm, po ashtu me përfaqësuesin Lajçak, sikur një popull me vullnet të madh politik nga ana e të dyja vendeve në fjalë, juve dhe z.Vuçiq. I ftojë Kosovën dhe Serbinë të angazhohen si evropian në arritjen e një marrëveshje, dhe gjetjen e një kompromisi”, u shpreh Macron.
