Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Macron, Scholz dhe Meloni: Serbia ta njohë de facto Kosovën

23:29 / October 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
macron meloni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre liderët më të fuqishëm të Unionit, kancelari gjerman Olaf Sholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni kanë dalë me një deklaratë më vete sa i përket tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës

Ndryshe nga deklarata e mbajtur në emër të samitit dyditor në Bruksel, tre liderët i bëjnë thirrje Serbisë që të njohë de fakto pavarësinë e Kosovës.

“Fokusi tani duhet të jetë në avancimin e zbatimit të plotë të Marrëveshjes pa parakushte apo vonesa. Për të arritur progres të shpejtë në zbatim, ne i bëjmë thirrje Kosovës që të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë siç është përshkruar në draft Statut dhe Serbisë që të bëjë njohjen de-facto.”

Tre liderët me të fuqishëm të BE duke vlerësuar planin e ri të 21 Tetorit, theksojnë që presin që Kosova dhe Serbia të bien dakord shpejt për detajet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Sipas tyre, faza e zbatimit duhet të përparojë nga të dyja palët në mënyrë hap pas hapi bazuar në parimin që si Prishtina dhe Beogradi duhet të zbatojnë diçka për të marrë diçka si këmbim.

Makron Sholz dhe Meloni morën pjesë në takimet e veçanta me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Bruksel. Ndërkohë që samiti i BE, në konkluzionet e miraturara paralajmëroi Prishtinën e Beogradin se moszbatimi i marrëveshjeve do të ketë pasoja ndaj tyre.

Charles Michel: Të dy liderët, në prezencën time dhe të liderëve të shteteve evropiane na e bënë të qartë gatishmërinë e tyre për t’i zbatuar këto marrëveshje, ndaj ditët apo javët që vijnë do të jenë në mënyrë ekstreme të rëndësishme për të verifikuar nëse ata e kanë mbajtur fjalën. Më tej, BE do të paraqesë pasojat që bien mbi ta në rast se nuk i zbatojnë ato marrëveshje.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë të dielën një vizitë katërditore në Ballkan, ku në Prishtinë dhe në Beograd do të diskutohet mbi normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Kosova meloni njohja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.