Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se homologu i tij rus, Vladimir Putin duhet të ndalojë luftën dhe të respektojë integritetin territorial të Ukrainës.
“Ne po ndihmojmë Ukrainën të rezistojë në tokën e saj, të mos sulmojë kurrë Rusinë. Vladimir Putin duhet ta ndalojë këtë luftë dhe të respektojë integritetin territorial të Ukrainës”, shkroi Macron në Twitter.
Macron tha më herët se Franca do të dërgojë në Ukrainë javën e ardhshme radarë dhe raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore.
