Një banor i fshatit Macukull ka alarmuar mesditën e sotme drejtuesit dhe specialistët e shëndetësisë në rrethin e Matit.

Sapo ka zbritur pranë Urgjencës së Spitalit “Xhavit Mara” ai është ankuar se ka shenjat e koronavirusit.

“Jam i sëmurë me koronavirus”, ka deklaruar pacienti nga fshati i largët, ndërkohë që ngrinte zërin dhe ankesa e tij dëgjohej nga pacientë e punonjës të spitalit bashkiak.

Kjo ka bërë që mjekët specialistë ta vlerësojnë seriozisht shqetësimin dhe pacienti t’i nënshtrohet disa ekzaminimeve mjekësore.

Në orët e pasdites mjekët sqaruan se pacienti gëzon shëndet të mirë dhe nuk paraqet shenjat e koronavirusit. Madje ai është transportuar drejt vendlindjes me mjetet e spitalit lokal.

Mirëpo mbërritja me bujë e pacientit në spital ka ngjallur panik në qytetin verilindor të Burrelit. Madje disa prej qytetarëve nxituan të thonë: ‘zbulohet rasti i parë me koronavirus në Mat”. /tirananews.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here