Armaldo Kllogjeri u eliminua nga shtëpia e BBV pas gati 3 muajsh pjesë e spektaklit. Por, duket që jeta e Armaldos ka ndryshuar që pas nga “Big Brother Vip”.
Menjëherë Maestro ka rritur kërkesat e ftesave në netët live.
Mirëpo, tashmë çmimi nuk është më i njëjti. Të shumta janë clubet në kryeqytet dhe jo vetëm që e kërkojnë për të performuar. Deri në 3 mijë euro shkon çmimi që bizneset janë të gatshëm të paguajnë për ta pasur të ftuarin e tyre.