Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Magjistratura lehtëson pranimin për kandidatët, heq kriterin e mesatares mbi ‘8’

19:25 / January 31, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
magjistratura
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkolla e Magjistraturës ka njoftuar ditën e sotme se ka hequr kriterin e mesatares mbi 8, për kandidatët që pretendojnë të studiojnë atje.

Sipas njoftimit zyrtar Këshilli Drejtues i Shkollës, në mbledhjen e datës 29 janar 2024, u vendos të ndryshojë rregullimin e kriterit të mesatares së lëndëve, duke hequr kërkesën për notë mesatare mbi 8 (tetë) të lëndëve kryesore.

Po ashtu në njoftim bëhet me dije se provimi i pranimit në fazën e dytë do të ketë 400 pikë: 250 pikë në ditën e parë të provimit me 5 (pesë) teza dhe 150 pikë në ditën e dytë të provimit me 3 (tre) raste praktike.

Njoftimi:

Njoftohen të gjithë personat e interesuar për të marrë pjesë në provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2024-2025 se:

Këshilli Drejtues i Shkollës, në mbledhjen e datës 29 janar 2024, vendosi të ndryshojë rregullimin e kriterit të mesatares së lëndëve, duke hequr kërkesën për notë mesatare mbi 8 (tetë) të lëndëve kryesore.

Dispozita e ndryshuar në Rregulloren e Brendshme të Shkollës, neni 10, pika d dhe d/1, parashikon se: ““d) ka notë mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë). Për të diplomuarit “juristë”, në programe në gjuhë të huaj jashtë vendit, parashikohet një koeficient vështirësie i barabartë me 1.2, i cili do të ponterojë mesataren e tyre faktike;

d/1) nota mesatare e përgjithshme del nga shumatorja e notave të të gjitha lëndëve të zhvilluara në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve e pjesëtuar me numrin total të tyre.”.

Këshilli Drejtues i Shkollës vendosi të ndryshohen/shtohen dispozitat lidhur me provimin e fazës së dytë në mënyrë që të parashikohet realizimi i provimit të pranimit, faza e dytë, në dy ditë të ndryshme, ku në ditën e parë provimi do të bëhët vetëm për 5 (pesë) tezat e lëndëve, ndërsa ditën e dytë provimi do të bëhet vetëm me rastet praktike. Në ditën e dytë të fazës së dytë, provimi mbi raste praktike, u vendos të shtohet 1 (një) rast praktik në të drejtën administrative.

Provimi i pranimit në fazën e dytë do të ketë 400 pikë: 250 pikë në ditën e parë të provimit me 5 (pesë) teza dhe 150 pikë në ditën e dytë të provimit me 3 (tre) raste praktike.

Modeli i tezës së fazës së dytë të provimit, dita e parë, është si vijon:

MODEL TEZE (Faza e dytë, dita e parë) kandidatë për magjistratë, këshilltarë, ndihmës ligjorë

Totali i pikëve të çdo teze është 50 pikë.

Rubrika 1: Pyetje mbi koncepte

Rubrika 2: Pyetje krahasuese

Rubrika 3: Pyetje argumentuese

Rubrika 4: Arsyetim analitik

DATAT E PROVIMEVE

FAZA E PARË

Datë 22 prill 2024, ORA 8.00-13.00, Pallati i Koncerteve, Tiranë.

FAZA E DYTË

Datë 24 dhe 25 prill 2024, ora 8.00-13.00, Salla “Feti Borova”, Tirana Olimpik Park, Tiranë.

Për çështje të tjera lidhur me provimin do të ketë njoftim së shpejti.

Shkolla e Magjistraturës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama urdhëron ministrat t’u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

19:28 / October 22, 2026

Pas kërkesës zyrtare të Partisë Demokratike të Kosovës, Presidentja kthen për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara

19:12 / October 22, 2026

“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE

14:56 / October 22, 2026

Franca ndalon protestat në disa pjesë të Parisit dhe në Lyon

14:51 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.