Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Majkëll Ngo rrëfen marrëdhëniet me Memën dhe transformimin te Tirana

21:50 / February 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ngoo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autori i golit të barazimit për Tiranën në takimin ndaj Teutës, anglezi Majkëll Ngo, foli në një intervistë për “Supersport”, nga ku rrëfeu problemet me Memën, arsyen pse lëviz aq shumë në fushë, dhe faktin që kapet disa herë gjatë një ndeshje me kundërshtarët.

Po kthehesh njeriu vendimtar i Tiranës…

Jam i kënaqur të ndihmoj skuadrën, të marrim pikë, dhe objektivi ynë është të kapim ekipet para nesh. Nuk e shoh veten si lojtari kryesor, kemi 11 lojtarë në fushë. Edhe në ndeshjet që nuk shënoj, do mundohem të jap asist.

Patët probleme me Memën në fillim, tani gjithçka është sheshuar. Çfarë ka ndryshuar tani?

I dini problemet në pjesën e parë të sezonit, nuk luajta shumë. Ishin kryesisht probleme psikologjike. Tani me trajnerin, ai ka bërë një punë të shkëlqyer, pasi na ka ndryshuar mentalitetin. Unë kisha disa çështje me të, sepse edhe nuk e njihja, por tani e shoh si një person tjetër, nuk është mirë të gjykosh një njeri para kohe. Tani, edhe puna ime që kam bërë, është falë tij.

Më mirë egoist apo altruist?

Unë nuk e shoh veten si egoist, për sa kohë ekipi fiton dhe marrim pikët, nuk më intereson.

Pse lëvizni dhe harxhoni energji duke u kthyer nga sulmi poshtë në mesfushë?

Sot nuk po luanim me një numër 10 në fushë. Hasani mungonte. Me të kemi një partneritet, dhe nuk kishim lojtarin që bën nisjen e ekipit. Kur nuk e prek topin shumë, ose pres në sulm, unë mërzitem dhe dua të marr në këmbë. Jam i mirë dhe e luaj, e dua të ndihmoj ekipin me pasime.

Çfarë do donit t’i ndryshonit Tiranës në këto momente? Pse keni një dëshirë të bëni konflikte në fushe me njerëzit?

Nuk dua të bëj konflikte me askënd, por është një reagim i imi, nga pasioni për lojën. Mbrojtësit duan të më prekin dhe më godasin edhe pa top, e bëjnë shpesh, dhe kjo më bezdis. Tani kemi më shumë komunikim dhe unitet në fushë, dhe ia dalim të arrijmë më shumë.

mema teuta tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Pensionistët italianë në Shqipëri të alarmuar: Tani Tirana dëshiron të na taksojë 15%

11:00 / February 1, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.