TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Aktori Johnny Depp probleme me shëndetin, anulon të gjitha aktivitetet

17:44 / May 29, 2023

Shqiptari kapet në Francë me heroinë dhe kanabis gati për shitje

17:38 / May 29, 2023

(VIDEO) Përleshje mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it

17:28 / May 29, 2023

Pandeli Majko jep alarmin: Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg. Shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar

17:20 / May 29, 2023

Drejt shkarkimit agjentët e parë të BKH, 2 vite pa rezultate në SPAK! Nis ritestimi për 28 hetuesit

17:14 / May 29, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Majko del nga linja e Ramës, flet për marrëveshje dhe ndërmjetësim me opozitën

14:20 / March 18, 20193 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, beson se vetëm një marrëveshje mes maxhorancës dhe opozitës do ta zgjidhte situatën politike të krijuar në vend.

Për ish-Kryeministrin, vendimi i opozitës për djegien e mandateve dhe për t’u larguar nga Parlamenti ka qenë shumë radikal, ndaj edhe kërkon që situata të zgjidhet përmes një ndërmjetësimi dypalësh.

Në një intervistë të dhënë për median maqedonase “Almakos”, ministri i qeverisë Rama beson se nëse nuk do të ketë një marrëveshje, atëherë do të jenë ndërkombëtarët që do t’u imponohen palëve për një zgjidhje përfundimtare.

“Padyshim që opozita ka zgjedhur një mënyrë shumë radikale për të krijuar ngjarje që të tërheqin vëmendjen e plotë mbi të. Sa do ia dalë, kjo është një pikëpyetje që rëndon më shumë mbi të se sa mbi maxhorancën. A do të kemi ndërmjetësim? Unë mendoj se po. Do të kemi ndërmjetësim. E mira do të ishte që kjo histori të mbyllej midis palëve. Por tani mendoj se kemi ardhur në një pikë që gjërat po vështirësohen, nuk po lehtësohen. Shqetësimi im është se do të vijnë ndërkombëtarët dhe do na thonë: Do bëni kështu dhe kaq”, deklaron Majko.

NDËRMJETËSIMI

Emri i ministrit të Diasporës është sugjeruar edhe nga eksponentë të lartë të opozitës si një kandidaturë konsensuale për Kryeministër apo edhe për të ndërmjetësuar mes palëve. Por pavarësisht kërkesës së opozitës, Majko mohon se do të bëjë ndërmjetësuesin mes palëve, pasi, sipas tij, edhe pozicioni që ka si përfaqësues i qeverisë e bën të jetë në konflikt interesi.

Majko sqaron se me shumë përfaqësues të opozitës ka mjaft marrëdhënie të mira, por gjithsesi kjo nuk e nxit atë të marrë rolin e ndërmjetësuesit. “Jo, jo, nuk do pranoj të jem unë ndërmjetësues mes palëve. Unë kam konflikt interesi sepse jam anëtar i qeverisë. A kam unë marrëdhënie miqësore me kolegët e mi të opozitës? Po, është e vërtetë që kam marrëdhënie mjaft të mira me ta. Unë karrierën politike e kam filluar jo në Partinë Socialiste direkt, por në Lëvizjen Studentore, duke qenë një nga drejtuesit e saj. Më pas, qëndrova i majtë, nisur edhe nga arsye familjare”, thekson ministri për Diasporën.

Sipas Majkos, kriza politike në vend është krijuar si pasojë e mbylljes së ciklit politik të një brezi politikanësh, që hyn në politikë pas viteve ’90. Ministri i qeverisë flet për një marrëdhënie delikate të krijuar nga aksioni i opozitës, për të cilën ai beson se maxhoranca duhet të gjejë një zgjidhje.

“Politika në të gjithë shtrirjen e saj është një marrëdhënie me ëndrrën për të ardhmen. Në momentin që ti e humbet atë, atëherë ti je i vjetër në politikë dhe të ka ardhur koha të ikësh. Ajo që po ndodh aktualisht në politikën shqiptare është një mbyllje cikli të brezit që hyri në politikë në vitet ’90 dhe sidomos e atij brezi që filloi nga 2005 e në vazhdim. Kjo sigurisht është një marrëdhënie delikate, të cilën ne duhet të gjejmë mënyra për ta zgjidhur”, deklaron Majko.

Kriza politike marreveshje Ministri DIaspores pandeli majko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Pandeli Majko jep alarmin: Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg. Shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar

17:20 / May 29, 2023

Drejt shkarkimit agjentët e parë të BKH, 2 vite pa rezultate në SPAK! Nis ritestimi për 28 hetuesit

17:14 / May 29, 2023

Ndryshimi te kreditë e buta! Kush është kategoria e re që përfiton shtëpi?

16:51 / May 29, 2023

Peleshi: Do ta bëjmë Korçën një histori suksesi. Falenderoj demokratët që abstenuan më 14 maj

16:43 / May 29, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Pandeli Majko jep alarmin: Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg. Shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar

17:20 / May 29, 2023

Drejt shkarkimit agjentët e parë të BKH, 2 vite pa rezultate në SPAK! Nis ritestimi për 28 hetuesit

17:14 / May 29, 2023

Ndryshimi te kreditë e buta! Kush është kategoria e re që përfiton shtëpi?

16:51 / May 29, 2023

Edhe vajza e ministrit shqiptar ankohet për kompaninë “WizzAir”: Hera e 100 që më ndodhin incidente me të

16:36 / May 29, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Aktori Johnny Depp probleme me shëndetin, anulon të gjitha aktivitetet

17:44 / May 29, 2023

Shqiptari kapet në Francë me heroinë dhe kanabis gati për shitje

17:38 / May 29, 2023

(VIDEO) Përleshje mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it

17:28 / May 29, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.