Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Majko: Emigrantët në doganën e Kapshticës do të shkojnë në karantinë, për të tjerët nuk ka hapje kufijsh

23:46 / April 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
p1 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në studion e emisionit “Open” të drejtuar nga moderatorja Eni Vasili, ishte i ftuar ministri i Diasporës Pandeli Majko.

Ministri, u shpreh se 30 emigrantët që ndodhet në Kapshticë të Korçës do të hyjnë në Shqipëri dhe do të vendosen për një periudhë dy javore në hotele. E gjithë kosto do të mundësohet nga “Këshilli i Kordinimit” (I përbërë nga pjesëtarë të Diasporës) dhe kjo do të aplikohet vetëm për këto emigrantë dhe për asnjë rast tjetër, thotë Majko.

Shqipëria është në karantinë, thotë ministri, dhe kufijtë janë të mbyllura. Për sa i përket personave që kanë emergjencë, duhet paraprakisht të komunikojnë me Ambasadat dhe nëse marrin dakortësinë e tyre mund të drejtohen drejt Shqipërisë. Në të kundërt, të mos e marrin një vendim të tillë, thotë Majko.

“Unë kam që nga e premtja që merrem me këtë punë. Po merrem dhe në kuadër të një Këshilli të Diasporës. Por paraprakisht dua të sqaroj që masat shtrënguese janë marrë në konsultimet e bëra me mjekët, të cilët vlerësojnë situatën dhe jo nga politikanët, të cilët këtë koha kanë dalë në plan të tretë. Shteti shqiptar është në karantinë. Duket sikur në këtë situatë qeveria i ka hipur qejfi për të lënë persona në kufinj. Personat që kanë një hall të rëndësishëm duhet të kontaktojnë me Ambasadën dhe nëse marrin dakortësinë e tyre mund të vijnë drejt Shqipërisë. Sa i përket 30 emigrantëve që ndodhen në Kapshticë, Këshilli i Koordinimit, ka vendosur që ata të vijnë dhe do ia mbulojnë ata qëndrimin në hotel për një periudhë dy javore. Por kjo do të aplikohet vetëm për këta emigrantë që janë atje. Për të tjerët nuk ka hapje kufijsh”, u shpreh ministri.

Emigrantet karantine kufij pandeli majko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

 Zjarri në Gjykatën e lartë,ndryshime në zhvillimin e seancave gjyqësore, palët do të informohen

14:59 / October 20, 2026

Ilir Meta përgëzon nga burgu pedagogët: Demonstrim i shkëlqyer

14:48 / October 20, 2026

Dhuna në protesta “tremb” turistët/ Hila: Kemi një ngrirje totale të gjithë rezervimeve

14:26 / October 20, 2026

Protesta në Tiranë/ Policia: Në 7 ditë, 271 të arrestuar/ Mes tyre 51 persona me precedentë penalë

13:59 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.