Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Majko flet për privatizimin e klubit Partizani: Si ministër i Mbrojtjes e kundërshtova, por gojarisht

15:34 / October 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pandeli majko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, reagon për herë të parë lidhur me akuzat se procesi i privatizimit të ish-kompleksit Partizani, nisi gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste, kur kryeministër ishte Fatos Nano.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se ka kundërshtuar privatizimin e klubit “Partizani”, por këtë e ka bërë gojarisht dhe jo me shkresë.

“E vërteta është se kam kundërshtuar (jo me shkresë), që të angazhohesha për privatizimin e Klubit “Partizani”. Veç arsyeve të tjera (doja që Klubi të ishte në pronësinë e ministrisë përgjegjëse për sportet), gojarisht kam komunikuar me kolegët, se nuk mund të bëhej një akt i tillë pasi Partia Socialiste sapo kishte humbur zgjedhjet politike të vitit 2005. Ishim në një fazë tranzicioni, të ndryshim qeverisjes. Para zgjedhjeve, si ministër i mbrojtjes, kisha nxjerrë një urdhër që ndalonte çdo akt apo kontratë të rëndësishme të përmbyllej në atë periudhë zgjedhjesh politike.”Majko shprehet se pavarësisht kundërshtimit të tij, procesi i nisur nga qeveria socialiste nuk vinte në diskutim ekzistencën e Klubit “Partizani”, por kalimin e menaxhimit tek sponsori i Klubit.”“Mirëkuptoj çdo lapsus, por në çdo rast dëshiroj të sqaroj, se pavarësisht kundërshtimit tim, procesi (në tentativë) i nisur në qeverisjen socialiste nuk vinte në diskutim ekzistencën e Klubit “Partizani” por kalimin e menaxhimit tek sponsori i Klubit! Ky Klub kishte peshën e Juventusit apo Realit të Madridit në historinë e futbollit shqiptar! Ai ishte pjesë e kujtesës kolektive që na bën këta që jemi!”Për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, me ndodhet në arrest në burg Jamarmbër Malltezi. Masë më të lehtë sigurie detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendit ka edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhe biznesmenin Fatmir Bektashi.

mbrojtjes pandeli majko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.