Me akuza të forta kundër Edi Ramës, Ilir Meta e cilësoi si “Kalë Troje”, por Majko ka dy fjalë për Presidentin.
“Është metaforë goxha e goditur por për një bisedë krejtësisht tjetër, mendoj se presidenti po bën fushatë elektorale.
Në kushte normale presidenti duhet të thërriste kryetarin e parlamentit, për efektet që mund të kishte krijimi i një komisioni.
Deklarata të tilla me histori me tradhtarë dhe kalë troje nuk besoj se i shkojnë një institucioni që është uniteti kombëtar.
Kur një president bërtet në studio për kryeministrin “qen bir qeni” këtu merr fund.
Unë jam një njeri që e kam votuar Ilir Metën president dhe nuk e kam hedhur firmën për largimin e tij si president, kjo sjelle nuk është e merituar për atë zyrë ku ai është sot” deklaroi ai.
