Ish-deputetja Majlinda Bregu është padyshim një ndër gratë më të suksesshme dhe më të komentuara në vend.
Kjo për shkak të angazhimit të saj në media, në politikë e së fundmi për detyrën e re dhe të rëndësishme rajonale.
Pavarësisht se vitet kalojnë, për Majlinda Bregun koha ka stopuar.
Mjafton ti hedhësh një sy fotovë të saj në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktive, duket sikur ish-ministrja po rinohet çdo ditë e më shumë.
Fotot e saj të lënë përshtypjen e një modeleje e pa frikë krahasohet edhe me vajzën e saj e cila është vetëm një adoleshente.
Ndryshimi i madh vërehet më shumë pas shkëputjes së saj nga PD, parti ku ka dhënë kontributin e saj për shumë vite, pasi kryetari Lulzim Basha e la jashtë listave për deputet.
Si duket largimi nga Partia Demokratike i ka bërë mirë Majlinda Bregut, ndryshim të cilin mund ta vëreni në galerinë e bashkëngjitur lajmit.






