Majmunët Makaka janë fotografuar teksa luanin dhe përpiqeshin të hanin një masë fytyre në Malajzi.
Fotot janë publikuar nga BBC teksa mësohet se në të gjithë botën përdoren 129 miliardë maska për fytyrën çdo muaj gjatë pandemisë. Vlerësimi është bërë në qershor dhe aktivistët paralajmërojnë se ka rrezik të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në mjedis.
Maskat e ripërdorshme mund të minimizojnë ndotjen plastike, ndërsa organizatat bamirëse për të drejtat e kafshëve në Mbretërinë e Bashkuar i bën thirrje njerëzve që pasi i kanë përdorur maskat tu heqin atyre rripat, pasi kafshët mund të pengohen prej tyre.
Maska me të cilën po luanin majmunët makaka me gjasë është lënë aty nga një kalimtar.



