Mjaft me mite false për makaronat, nuk është e vërtetë që nuk mund ti hani në darkë, dhe pse duhet të privoheni prej tyre? Makaronat stimulojnë tiroidet dhe i bëjnë mirë edhe humorit.
Ky lajm i mirë vjen nga një endokrinologe dhe nutricioniste, Serena Missori.
Ekspertët japin pesë këshilla për të shijuar një shije gastronomike që për shumë duket se është një armik i linjave të trupit.
Sipas dietologes, janë shumë të mira makaronat e grurit të fortë dhe ato integrale. Më mirë akoma ato që kanë një nivel të ulët glicemie e që janë të përshtatshme dhe për diabetikët apo ata që duan të humbin peshë.
Makaronat duhet të jenë patjetër al dente, dhe jo të ziera shumë pasi të ngopin më shumë dhe kanë nivel më të ulët glciemie.
Nëse ndodh që të jenë bërë shumë, mjafton ti vendosni në ujë të rrjedhshëm të ftohtë për ti shpëlarë.
Mundohuni ti shoqëroni salcën e makaronave me perime, pasi ndihmojnë në stimulimin e tiroides.
Makaronat mund të përdoren dhe në mbrëmje nëse jemi të stresuar, vuajmë nga pagjumësia, menopauzë apo kush vuan nga sidromat paramenstruale. Kjo, pasi makarona stimulon prodhimin e seretoninës dhe melatoninës duke përthithur më shmë triptofan. E thënë thjeshtë të qetësojnë dhe favorizojnë gjumin. Në këtë mënyrë redutkohen hormonet e stresit, mes të cilëve dhe kortizoli, që ndikon në shtimin në peshë.