Një aksident është shënuar këtë të mërkurë në Bulqizë.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 3 persona. Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Bulqizës, ku kanë marrë ndihmën e parë. Njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe pritet të niset me helikopter drejt Tiranës.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.