Një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen “Partizani” në Vlorë. Automjeti në pronësi të shtetasit T.Sh, ka qenë i parkuar para banesës kur ka marrë flakë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 dhe dyshohet se makina tip “Opel” ka marrë flakë aksidentalisht. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Postime te ngjashme
Add A Comment