Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Makina e së vërtetës”, Lleshaj kërkon fonde shtesë për aparaturën poligraf

18:19 / November 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
poligrafi makina e se vertetes 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mbrojti sot në Komisionin e Sigurisë kërkesën e tij që ministria e cila ai drejton, të ketë më shumë fonde për vitin 2020.

Duke bërë publikë disa zëra investimesh, me të cilave një laborator të ri për Policinë Shkencore, apo një godinë për Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, Lleshaj formuloi edhe një kërkesë tjetër.

Ai kërkoi fonde për vitin 2020 për të blerë një aparaturë të re poligraf, ose e thënë ndryshe “makina e së vërtetës”, e cila do të shërbejë për procesin e Vettingut në Policinë e Shtetit.

Deri më tani, në Vettingun policor kanë kaluar vetëm dy zyrtarë, nga të cilët njëri u përjashtua nga radhët e Policisë, ndërsa tjetri u rikonfirmua në detyrë.

Në daljen e tij para Komisionit të Sigurisë, ministri Lleshaj ka theksuar objektivat kryesore që synohet të arrihen nëpërmjet p/buxhetit 2020 për Ministrinë e Brendshme.

Disa nga investimet e rëndësishme që përmendi, ishin Korpusi i Policisë së Shtetit, Laboratori  i ri Shkencor modern, rinovimi i flotës së mjeteve, armatim dhe pajisje të reja, rikonstruksione të komisariateve dhe drejtorive vendore të Policisë etj.

Lleshaj tha gjithashtu se janë parashikuar investime në armatim, teknologji, në fushën e mbrojtjes ndaj lëndëve eksplozive, në fushën e mbrojtjes nga lëndët e shkatërrimit në masë e të tjera.

Sipas shifrave, në 2019 buxheti i planifikuar ishte 20.7 miliardë lekë.

Ndërkohë me ndryshimet e bëra u rrit gjatë vitit edhe me 1 për qind dhe shkoi në 21 miliardë.

ministri i Brendshëm poligraf sander lleshaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.