Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të Enjteje në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë. Sipas gazetares Anila Sefa, një “Ford” ka kaluar barrierat anësore dhe është futur brenda oborrit të një banese. Për momentin thuhet se nuk ka të lënduar, ndërsa nuk dihet se ku është shoferi. Bëhet fjalë për Fabjol Ibraliun, 21 vjeç.
Forcat policore dhe banorët janë bërë bashkë për të gjetur drejtuesin e automjetit. Mësohet se në spital nuk është paraqitur asnjë i plagosur.
“Shumë zhurmë eee… S’po gjendet shoferi. Përpara 7 vjetësh në këtë oborr vdiq plaka sepse makina doli nga rruga dhe e vrau”, është shprehur pronari i banesës.
Pronari i shtëpisë: Ça dëgjuam ne? Përplasje e madhe. E sheh si i ka marrë hekurat ai. Kështu bëhet gjithmonë një herë në pesë ditë. Çdo pesë