Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Makina “Made in Albania”, sipërmarrësja shqiptare Arjeta Puca: Prodhimi i automjeteve të para pas 2 muajsh

20:44 / January 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
puca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi krijimin e një shoqërie aksionere për prodhimin e makinave shqiptare, do t’i shërbejnë shtetit, kryesisht transportit të nxënësve. Në këtë projekt që synon të prodhojë makina për të mbuluar nevojat e shtetit, në të ardhmen edhe për eksport, është marrë ekspertiza e Arjeta Pucës, sipërmarrëses shqiptare që prodhon dhe shet automjete.

Sipërmarrësja shqiptare Arjeta Puca e ftuar në emisionin “Studio Live” u shpreh se automjetet do të përdoren për nevojat e shtetit. E pyetur se kur mund të kemi një mjet ‘Made in Albania’, Puca tha se kjo do të jetë e mundur pas ngritjes së kompanisë dhe menjëherë do të kemi prodhimin e parë, që mund të jetë një pranverë.

“Do të jetë për çdo lloj konvertimi, ambulancë, zjarrfikëse. Më para i blinim, kishte kosto ekstra, tani do ti prodhojmë vetë. Çdo gjë do të jetë e qartë brenda dy muajsh, pasi do të krijohet kompania. Në Shqipëri është vështirë pasi shumë herë nuk gjen materiale bazike, por nëse do të bëhen në bashkëpunim me shtetin do të ketë një plan program. Gjithmonë duhet të kemi stok dhe t’i llogarisim gjërat shumë mirë. Këto dy muaj do të hapet kompania dhe pastaj do të fillojnë prodhimet e para. Ne hasim këto vështirësi, do të duhet akoma kohë për këtë gjë të ketë kompani të ngjashme si ne dhe të kërkuara.”– tha Puca

Sa i takon fuqisë punëtore, Puca tha për gazetarin Arbër Hitaj se ka dëshirë që brenda kompanisë të bëjë edhe një shkollë profesionale, në mënyrë që nxënësit dhe të praktikojnë dhe të mësohen ndërkohë.

“Bashkëpunoj me të huajt dhe shkollat profesionale. Duhen shkolla profesionale ne e trajtojmë stafin dhe kanë mësuar shumë mirë. Ne nga jashtë na kanë ardhur nga Gjermania dhe nga Franca. Kur të trajnojmë stafin me pak kohë do të ikë ky problem.  Unë kam qejf që në atë kompani të bëjmë dhe një shkollë profesionale që studentët edhe të praktikojnë dhe të mësojnë ndërkohë.”

Puca tha se eksporton ambulanca në të gjithë botën dhe ndër vendet më të largëta ka qenë në Kili.

“Ne ekspertojmë në të gjithë botën, vendet më të largëta në Kili, Kirgistan ambulanca. Në Izrael së fundmi kemi nisur ambulanca. Viti i parë dhe i dyte ka qenë i vështirë. Këto 3 vitet  fundit kanë qenë shumë të mira.”– tha Puca.

arjeta puca automjeteve prodhimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.