Një makinë ësjtë djegur plotësisht në aksin rrugor Qafë Thanë-Prrenjas, pasi në lëvizje e sipër ka marrë flakë.
Fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz ndërsa zjarri dyshohet të jetë aksidental.
NJOFTIM I PLOTE
Në aksin rrugor Qafë Thanë- Prrenjas, në lëvizje e sipër ka marrë flakë mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit H.K., banues në Pogradec, dhe si pasojë është djegur plotësishtë mjeti.
Nuk ka dëme në njerëz dhe nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
