Një aksident është shënuar pranë Thumanës këtë të shtunë në Fushë Krujë, ku dy persona kanë mbëtur të plagosur.
Mësohet se makina me të cilën udhëtonin të plagosurit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.
Automjeti me targa AA 764 SR në të cilën udhëtonin dy personat ka humbur kontrollin, si pasojë e një parakalimi të gabuar. Mesohet se të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësor, kurse policia po heton per zbardhjen e plote te ngjarjes.