Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Makina përplas motorin dhe vazot në trotuar, shoferi arratiset

22:10 / November 4, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aksident
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një incident i pazakontë ka ndodhur në qendër të Sarandës, në hyrje të rrugës “Skënderbeu” mbrëmjen e sotme (4 Nëntor).

Një automjet, i cili po lëvizte në drejtim nga sheshi qendror i qytetit, ka humbur kontrollin për arsye ende të paqarta dhe ka goditur katër vazo dekorative që ndodheshin në anë të rrugës, duke shkaktuar dëmtimin e tyre.

Më tej, automjeti ka goditur një motor të parkuar në trotuar, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe këtij mjeti.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash (rreth orës 21:30) dhe për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar, megjithëse dëmet materiale janë të dukshme.

Mesohet se sipas dëshmitarëve, automjeti është larguar nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit, pa ndaluar për të parë dëmet e shkaktuara. Banorët dhe kalimtarët në zonë janë alarmuar nga zhurmat e përplasjes, duke thirrur menjëherë policinë për ndihmë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe autorit, teka do verifikojë edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Makina motorin perplas
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.