Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mesditë në Korçë.
Një makinë ka përplasur një motor në zonën pranë Pazarit të Vjetër të qytetit.Për pasojë drejtuesi i motorit është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës.
Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave te aksidentit.
