Një aksident me vdekje ka ndodhur sot pasdite në zonën e Mulletit në aksin Tiranë-Elbasan.
Një makinë me drejtues shtetasin B.B. ka aksidentuar një person, ende i paidentifikuar.
Si pasojë e përplasjes, personi i aksidentuar ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
