Policia e Kavajës bën të ditur se një 78-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një mjet teksa udhëtonte me biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Pompat e ujit”. Mësohet se Latif Gjeci ka ndërruar jetë në spital.
NJOFTIMI
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 19.10.2020, rreth orës 09:40, në vëndin e quajtur “Pompat e Ujit”, në Kavajë, mjeti me drejtues shtetasin B.H., ka aksidentuar biçiklistin shtetasin L.Gj., 78 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
