Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën e vjetër Vlorë-Fier në afërsi të fshatit Bestrovë, ku makina ka përplasur dy turistë që lëviznin me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një grua, ende e paidentifikuar.
Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar arsyen e përplasjes.
Shpesh herë të huajt që udhëtojnë me biçikletë përshkruajnë këtë aks rrugor, pasi dhe trafiku i automjeteve është me i rrallë.
