Një makinë është përfshirë nga flakë të mëdha në qendër të qytetit të Elbasanit. Paraprakisht dyshohet se automjeti ka marrë flakë për shkak të një defekti teknik.
Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e saj.
Ndërsa qarkullimi i automjeteve në korsinë ku ndodhet makina e përfshirë nga flakët është pezulluar, deri në shuarjen e plotë të tyre.
