Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Makinat e atentateve denoncohen në Fushë-Krujë, përdoren dhe të trafikuara

17:57 / September 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makinat e atentateve frame 385 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Atentatet mafioze në Shqipëri, ndonëse mund të ndryshojnë për nga mënyra e ekzekutimit, ato kanë një të përbashkët. Pothuajse të gjitha lënë pas një automjet të djegur që rezulton më pas i vjedhur.

Në ekzekutimin e Santiago Malkos, autorët përdorën një makinë tip Mercedes Benz që pas vrasjes u gjet e djegur nga Policia. Makina ishte vjedhur në Lezhë, ndërsa targat në Fushë-Krujë. E njëjta skemë u përdor edhe në vrasjen e avokatit Ravik Gurra në Elbasan. Pas krimit, Policia gjeti sërish një Benz të shkrumbuar edhe ky i vjedhur në Fushë-Krujë. Edhe Durrësi u trondit nga atentatet mafioze. Feriz Bardhi u qëllua për vdekje në pragun e shtëpisë së tij me armë automatike. Sërish makina Benz, e vjedhur në Fushë-Krujë. Historia vazhdon me eliminimin e vlonjatit Edison Harizaj. Atentati në ecje u bë nga një makinë e njëjtë, ndërsa mjeti u gjet i djegur në afërsi të Shën Vlashit. Në ekzekutimin e ish-efektivit Arben Bilali, autorët përdorën një mjet luksoz, targat e të cilit ishin vjedhur në Vlorë por vetë makina rezultoi e paregjistruar. Nga hetimet doli që mjeti ishte i vjedhur në një nga vendet e Bashkimit Europian dhe u përdor në vrasje. Trafikimi i mjeteve përdoret gjerësisht dhe për grabitje. E fundit ngjarje ishte supergrabitja e Rinasit ku grupi i Admir Muratajt përdorte mjete të vjedhura. Sipas hetuesve, makinat dolën të trafikuara nga Kosova ndërsa pas ngjarjes ashtu si dhe tek atentatet, ato u dogjën. / A2news

Makina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, ish-ushtaraku zbardh prioritetet

16:20 / July 31, 2026

Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

15:51 / July 31, 2026

GJKKO zbardh vendimin për lirimin e Ilir Beqajt

14:50 / July 31, 2026

Emërimi i Jola Hysës në krye të Agjencisë së Turizmit, Berisha: Korruptimi dhe rrënimi i opozitës, politikë e Ramës

13:58 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.