Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Makthet në “Qytet Studenti”, Karamuço: Tre policë janë vrarë dhe një e re është masakruar vite më parë

00:00 / February 9, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qytet studenti 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Siguria në “Qytet Studenti” është tema e diskutimit mbrëmjen e sotme në “Top Story”, ku tre studente kanë treguar situatat e frikshme me të cilat studentet aty përballen çdo ditë.  Teksa ka analizuar situatën, eksperti i kriminalistikës Karamuço, është shprehur se pavarësisht ankesave të shumta vijon neglizhenca nga ana e institucioneve në këtë zonë.

Teksa ka bërë një rezyme të situatës ndër vite, ai ka treguar se tre policë janë vrarë ndër vite në këtë zonë, teksa mbronin studentet ndërsa një e re është masakruar.

Nga ana tjetër studentet janë shprehur se ka ndodhur që janë përndjekur nga të panjohur  që nuk janë banorë të zonës, por më problematike siç tregojnë të rejat, është kur ato nuk gjejnë mbështetje as tek institucionet, madje ka dhe raste kur uniformat blu i janë përgjigjur me gjuhë seksiste.

Karamuço: Të gjithë periudhën tonë dhe të kontakteve të vazhdueshme të studentëve ka pasur problematika në Qytet Studenti. Unë kam bërë thirrje që të denoncojnë në institucionet përkatëse se vetëm ta ndajnë me njëri-tjetrin nuk fitojnë asgjë. Në një qytet studenti dikur kanë qenë 3400 tani janë 3000 studentë dhe kemi 1 polic për 500 studentë. Duhet të ketë patrullim në orët e vona, ndriçim, ruajtja e godinave ku në godinat e vajzave hyjnë edhe djem të cilët paguajnë rojet për të kaluar natën me të dashurat. Ne kemi edhe histori dhunë ku tre policë janë vrarë gjithsej në “Qytet Studenti”, kemi masakrimin e një studenteje në vitin 1999. Qyteti Studenti shikohet një qendër për hienat e natës, duhet analizuar mirë nga pikëpamja e sigurisë, më parë ka pasur një tra që nuk lejohej të hynte kushdo ndërsa tani nuk dimë kush kalon dhe për çfarë kalon.

Studentja: Arsyeja pse denoncimet nuk shkojnë në institucionet përkatëse janë mosbesimi që kanë edhe studentët në këto institucione. Unë duke qenë se kam jetuar shumë pak kur erdha për studime, kam qenë e pasigurt ku pas orës 10 kishte shumë pasiguri dhe mungesë ndriçimi dhe kjo që nuk ka ndryshuar të paktën nga viti 2019. E kanë lënë në harresë atë zonë pavarësisht protestave, ne na janë cilësuar disa raste tek faqja jonë dhe ne e kemi parë shumë të rëndësishme komunikimin tonë me anë të pamjes që u transmetua. Rasti i parë ishte vajza që është përndjekur nga një njeri që nuk jetonte në rezidencë, është përndjekur deri në godinën e saj dhe nuk ka pasur një veprim më tej, përndjekja ka zgjatur më mbi tre ditë nga një person në moshë mbi 30 vjeç.  

karamuco makthet Qytet Studenti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.