Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Makthi i trafikut, policia nga e hëna me plan operacional

16:39 / December 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trafiku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lëvizja me makinë në Tiranë është makthi më i madh i qytetarëve. Ngecje në trafik, radhë të gjata mjetesh dhe parkime të gabuara të zënë sytë thuajse kudo, në rrugë kryesore dhe nëpër lagje.

Fluksi shtohet sidomos në ditët e fundit të vitit, për shkak të festave. Policia Rrugore e Tiranës thotë ka një plan të veçantë operacional për ditët e festave që pretendon të shfryjë radhët e gjata të pritjes, i cili nis të zbatohet të hënën e 23 dhjetorit.

“Duke filluar që nga e nesër është futur në zbatim plani operacional për menaxhimin e festave të fundvitit dhe të gjitha shërbimet e policisë do të jenë me orar të zgjatur, 12 oraresh dhe kjo do të ndikoj direkt në shtimin e forcave të policisë në prezencë jo vetëm në segmentet e kryeqytetit, por dhe në rrugët interurbane kryesore, pavarësisht kushteve atmosferike”, thotë Gerhard Baka, specialist i Policisë Rrugore.

Arsyet e trafikut këtë periudhë lidhet në 2 pjesë në Tiranë. I pari për shkak të biznesit gjatë paraditeve dhe së dyti për daljet në pika kyçe pasditeve dhe darkave.

“Në orët e paradites kemi një dyndje rreth tregjeve industrial apo ushqimor sepse janë tregtarët që bëjnë pazaret e tyre për të siguruar festat e fundvitit dhe në orët e mbrëmjes pastaj kemi një dyndje në afërsi të sheshit “Skënderbej'”, nënvizon më tej ai.

Ditët e fundit numri i makinave që qarkullojnë në Tiranë është shtuar prej ardhjeve të emigrantëve për festa.

“Prurjet nga pikat kufitare kanë një dyndje të turistëve dhe emigrantëve që kanë preferuar të zgjedhin Shqipërinë për të festuar festat e fundvitit dhe kjo domosdoshmërisht ka ndikuar drejtpërdrejt në shtimin e fluksit”, tregon eksperti.

Megjithëse blutë po provojnë taktika të përkohshme për të gjallëruar lëvizjen, në ato segmente që bllokimi është i madh dhe pa rezultat në gjendje normale duhen zgjidhje permanente.

“Në ato segmente rrugore ku fluksi është tejet i ngarkuar dhe është i papërballueshëm kërkohet një devijim momental për të krijuar një lehtësira nga një segment dhe për të krijuar hapësirën e duhur që të ketë rrjedhshmëri trafiku”,  tregon ai.

Dy unazat e Tiranës, e vogla dhe e mesmja janë më problematiket, por pas nuk mbeten edhe rrugët e tyre lidhëse, të cilat në periudhë festash kanë përqendrimin më të lartë të njerëzve, për shkak të lokaleve, dyqaneve dhe atmosferës festive.

makthi Policia trafiku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.