Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Malaj-Bassani: Banka Botërore mbështetje kyçe për reformat ekonomike

14:30 / April 18, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1464
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Financave, Petrit Malaj  zhvilloi një takim në Uashington Dc, SHBA, Zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore, Antonella Bassani, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Gjatë takimit, ministri Malaj vlerësoi partneritetin e qëndrueshëm me Bankën Botërore, duke e cilësuar atë si një mbështetje kyçe për avancimin e reformave ekonomike në vend.

Malaj theksoi rolin e rëndësishëm të këtij bashkëpunimi në forcimin e qëndrueshmërisë fiskale, si dhe në zbatimin e projekteve konkrete me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe social.

Ministri shprehu gatishmërinë për të vijuar dhe thelluar këtë bashkëpunim të frytshëm, në funksion të një ekonomie më të fortë, më konkurruese dhe më pranë standardeve të Bashkimit Europian.

Nga ana e saj, Bassani rikonfirmoi angazhimin e Bankës Botërore për të mbështetur Shqipërinë në prioritetet e saj zhvillimore, duke vënë theksin te reformat strukturore dhe rritja e qëndrueshme ekonomike.

Takimi u zhvillua në kuadër të diskutimeve të nivelit të lartë mbi bashkëpunimin ekonomik dhe financiar.

Banka Botërore ministri i Financave petrit malaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.