Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Malaj: Brenda muajit shkurt nis rivlerësimi i shtëpive dhe bizneseve

13:46 / January 26, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6968
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se ligji “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme” ka hyrë në fuqi më 22 janar.

Gjatë një konference për shtyp, Malaj sqaroi se udhëzimet përkatëse do të miratohen brenda gjysmës së parë të muajit shkurt, për të mundësuar nisjen e procesit të rivlerësimit në mënyrë të qartë.

“Ligji u miratua me Paketën Fiskale. Udhëzimet përkatëse pritet të miratohen shumë shpejt, brenda gjysmës së parë të muajit shkurt, në mënyrë që të vijohet me procesin e rivlerësimit”, tha ai.

Deri më 31 dhjetor 2026 të gjithë individët që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme do të kenë mundësinë të përfitojnë nga fushata e rivlerësimit të pronës me normë tatimore të reduktuar prej 5%, nga 15% që ishte.

Sipas parashikimeve ligjore, procesi i rivlerësimit mund të ndiqet përmes dy rrugëve.
Individët që planifikojnë ta nxjerrin pronën në treg gjatë periudhës 2026-2028 mund të zgjedhin rivlerësimin mbi bazën e vlerës reale të tregut, duke u mbështetur në një raport vlerësimi profesional, i cili përdoret më pas për aplikim pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Kjo mundëson që prona të rivlerësohet me vlerën maksimale që ofron tregu.

Por, qytetarët mund të aplikojnë për rivlerësim sipas çmimeve të referencës shtetërore, përmes platformës e-Albania, pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Pas dorëzimit të aplikimit, lëshohet fatura për tatimin mbi diferencën e vlerës së pronës, e cila paguhet në bankë dhe më pas ngarkohet në sistem për përfundimin e procedurës. Në përfundim të procesit, pronari pajiset me kartelën e re të pronës, ku pasqyrohet vlera e përditësuar.

Në kuadër të fushatës së rivlerësimit, pritet që tregu i pasurive të paluajtshme gjatë vitit 2026 të karakterizohet nga një ritëm më i ngadaltë i rritjes së çmimeve, krahasuar me dy vitet e fundit. Parashikohet gjithashtu që oferta e pronave të jetë më e lartë, duke krijuar më shumë alternativa për qytetarët.

Vlerësohet se një numër i konsiderueshëm pronash, përfshirë banesa, do të jenë subjekt i rivlerësimit, ndërsa pjesëmarrja në këtë proces mbetet në vullnetin e individëve.

Fushata e vitit 2026 konsiderohet si një mundësi për të përfituar nga lehtësia fiskale, pasi pas përfundimit të saj pritet rikthimi i normës standarde të tatimit prej 15% për transaksionet e pasurive të paluajtshme.

Ndërkohë, kërkesat për rivlerësim të depozituara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, të cilat nuk janë përpunuar deri më 31 dhjetor 2026, do të konsiderohen të vlefshme në kuadër të kësaj fushate, për sa kohë që pagesa e tatimit kryhet deri më 31 mars 2027.

banesave ministri petrit malaj Rivlerësimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.