Takimet e kryetarit të bashkisë Mat Agron Malaj, njëkohësisht kandidat për një mandat të dytë kanë vijuar në fshatrat e Matit dhe qytetin e Burrelit. Pasi ka përmendur investimet e kryera gjatë katër viteve të fundit, Malaj ka sqaruar banorët se pas 68 projekteve të realizuara në këtë bashki, të tjera prioritete do të ketë gjatë mandatit tjetër.
Kandidati socialist është shprehur se do të investohet në tregje, turizëm, pastrimin e mjedisit, asfaltimin e rrugëve rurale, bujqësi, etj.
Teksa ka kërkuar mbështetje për një mandat të dytë Malaj u ka bërë thirrje matjanëve të votojnë me 14 Maj për Partinë Socialiste, që kjo forcë politike të ketë shumicën në këshillin bashkiak.
“Ne, është shprehur Malaj, kemi përzgjedhur 22 kandidatë me integritet, të arsimuar, specialistë të fushave të ndryshme, përfaqësues nga 8 njësitë administrative. Këshilltarët e PS nuk vijnë në këshillin bashkiak për interesat e tyre, ata vijnë në “parlamentin e Matit” për të përfaqësuar me dinjitet çdo matjan”, ka deklaruar Malaj.