Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Malaj: Fermerët në 2025 përfituan drejtpërdrejt 6.4 miliardë lekë. 508 mln lekë shtesë për Ujësjellës Kanalizimet

11:25 / January 27, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7005
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se për vitin 2025 fermerët kanë përfituar drejtpërdrejtë 6.4 miliardë lekë, që është rreth 1.1 miliardë lekë më shumë se në vitin 2024. Ai theksoise qeveria dhuron edhe 2 miliardë lekë financim shtesë për bujqësinë.

Ai shtoi se realizimi i fondit për skemat mbështetëse është 90%, ndërsa kompensimi i naftës ka arritur 93%, dhe pagesat pritet të përfundojnë drejt 100%. “Pagesat po vazhdojnë dhe besoj se realizimi do të shkojë drejt 100%”, deklaroi Malaj.

Përveç fermerëve, Malaj njoftoi se 508 milionë lekë janë alokuar për Ujësjellës Kanalizime, për të likuiduar projektet që kanë ecur më shpejt. “Kjo është një mbështetje direkte për qytetarët, që përmirëson shërbimet e ujit dhe kanalizimeve në gjithë vendin”, tha ministri.

Malaj foli gjithashtu për mbështetje të sektorëve të tjerë. Ai tha se Ministria e Shëndetësisë do të marrë 1.76 miliardë lekë, ndërsa Ministria e Brendshme, për policët, ka një alokim prej 1.3 miliardë lekësh, me realizim të pagesave për dietat mbi 97%.

Ministri Malaj theksoi se 10 miliardë lekë janë dhënë për transportin rrugor dhe ajror, ndërsa 2 miliardë lekë do të shkojnë për borxhet e Albpetrol. Ai njoftoi gjithashtu se Ministria e Drejtësisë do të marrë 200 milionë lekë për strehën e të miturve, ndërsa Ministria e Jashtme ka marrë fonde për të pasur prani diplomatike në Angli.

Po ashtu, 1.1 miliardë lekë janë alokuar për njësitë vendore, për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve. “Ky është një investim që rrit cilësinë e jetës së qytetarëve dhe mbështet prioritetet e vendit”, tha Malaj.

Ai theksoi se të gjitha vendimet gjyqësore të IKMT janë mbuluar 100%, duke treguar seriozitetin dhe përgjegjësinë e qeverisë në menaxhimin e fondeve. “Ky akt normativ është një akt përgjegjësie politike, që garanton shfrytëzimin maksimal të çdo fondi të alokuar”, u shpreh Malaj.

Malaj vlerësoi se buxheti i vitit 2025 tregon përkushtimin e qeverisë për mbështetjen e fermerëve, përmirësimin e shërbimeve publike, zhvillimin e infrastrukturës dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj qytetarëve në mënyrë të drejtë dhe transparente.

fermerët ministri i Financave përfituan petrit malaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.