Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Malaj/ Gjatë mandatit të dytë Mati do të jetë edhe më i bukur

20:15 / April 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Takimet e kryetarit të Bashkisë Mat Agron Malaj, i cili kandidon për një mandat të dytë, kanë qenë intensive, në fshatra e qytete, me grupmosha të ndryshme, me grupe interesi, me çdo banor të kësaj bashkie.

Biseda nis natyrshëm teksa Malaj u thotë votuesve se këto nuk janë zgjedhje politike, por nëpërmjet tyre zgjidhet administratori, menaxheri i fondeve publike.

“Kemi investuar në 68 projekte të rëndësishme, jetike për qytetarët, shprehet Malaj. Po mbyllen investimet në disa vepra të premtuara për tri dekada, të cilat ishin ëndërr për banorët e Matit. Ujësjellësi i Zallë Gjoçajve furnizon me ujë banorët e Macukullit, Derjanit, Rukajve dhe një sasi e ujit do t’i bashkohet ujësjellësit të Burrelit, duke garantuar ujë 24 orë”.

Malaj ka përmenduar gjatë këtyre takimeve investimin e madh në rrjetin e brendëshëm të qytetit, rikonstruksionin e shkollave, kopshteve, parqeve, trotuareve, qendrave shëndetësore. Vetëm muajit e fundit po asfaltohen 25 km rrugë, ndërkohë që Malaj thotë se gjatë mandatit të dytë do të synohet asfaltimi i rrugëve të shumicës së fshatrave. Lagjendë ishte bërë rruga Burgajet-Derjan-Macukull dhe vetëm gjatë drejtimin të kryebashkiakut Malaj ajo po bëhet realitet.

Duke bashkëbiseduar me qindra qytetarë të Burrelit kryebashkiaku ka premtuar një menaxhim bashkëkohor të mbetjeve, parkimin e mjeteve, rritjen e sigurisë për qytetarët, veshjen e 114 pallateve me sistemin e rritjes së efiçencës së energjisë, etj.

Të shumtë kanë qenë banorët, të majtë e të djathtë, të cilat kanë shprehur mbështetjen për kandidatin socialist, duke deklaruar se e duan progesin, zhvillimin, rritjen e stadarteve të jetesës, njeriun që ka bërë aq shumë për Matin dhe matjanët.

Agron Malaj bukur mandatit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.