Në një postim në Facebook, ka ironizuar sërish socialistët në profilin e tij në fb teksa ka dy fjalë për ata që i cilëson “inicuesit realë të kërkesës për shkarkimin e tij”, ku mes të tjerash shkruan se PS do ishte gati të shkarkonte edhe Papa Françeskun nëse do kishte fuqi mbihyjnore.
Arben Malaj ka reaguar sërish, pas kërkesës për shkarkimin e tij nga Banka e Shqipërisë.
Në një postim në Facebook, ka ironizuar sërish socialistët në profilin e tij në fb teksa ka dy fjalë për ata që i cilëson “inicuesit realë të kërkesës për shkarkimin e tij”, ku mes të tjerash shkruan se PS do ishte gati të shkarkonte edhe Papa Françeskun nëse do kishte fuqi mbihyjnore.
Postimi i plotë i Arben Malajt:
Te dashur inicues reale te kerkeses per shkarkimin tim, ndjese nenshkruesve me ose pa vetedije profesionale, Karriket i keni marr si here qe ju jane dashur per ti keq-perdorur, ndersa integriitetin njerezore dhe kredibilitietin profesional as e blini dhe as e cenoni dot, sot dhe deri ne fund te angazhimeve te mia publike, profesionale apo politike.. Kjo u ka bere bere te hidhni poshte fasadat dhe te tregoni thelbin e kesaj hakmarrje jo vetem politike. Ju ribej publikisht te qarte se aspak nuk denohet reputacioni Bankes se Shqiperise i cili deri ne te shkuaren shume te afert eshte tronditur shpesh nga deshtimi i keq-qeveries se saj deri ne vjedhjet e persertura nga brenda dhe jashte saj.
Kete shqetesim e kam ngritur qe ne diten e pare te mandatit plotesues te KMBSH- ne plotesimi te mandatit qe me besoj Kuvendi i vendit tim (do ti gjeni te dokumentuara ne proces-verbalet perkatese).
Aktualisht edhe Banka e Vatikanit me e errta dhe sekrete ne bote po behet me transparente, dhe po denohen abuzuesit e saj.
Falenderoj zotin qe ju inicesve reale qe hidhni gurin dhe fshihni doren, nuk ju ka dhene fuqi mbihyjenore te kerkoni edhe shkarkimin e Papa Franceskut, qe po inicion kete proces historik per te hedhur drite ne skutat me te erreta te bankes me sekrete te botes.
Dite te mbare.