Në Burrel dhe Klos kandidati socialist Agron Malaj është takuar me themeluesit dhe kontribuesit e Partisë Socialiste ndër vite.
Pjesmarrja e gjërë e atyre që kanë drejtuar strukturat lokale e ka suprizuar Malajn i cili nuk nguroi t’i falenderojë të gjithë ata që ishin dhe janë pjesë e këtij subjekti politik.
“Jam i befasuar nga kontributi juaj në kohë të vështira. Dihet rezistenca e socialistëve të Matit. Ju falenderoj të gjithëve pa përjashtim. Jetojmë kohë të tjera. Askush nuk dhunohet dhe përndiqet për bindjet politike. Jam i bindur se në këto zgjedhje kontributi juaj do të jetë i rëndësishëm”, theksoi Agron Malaj