Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Malaj: Po monitorojmë çmimet, mbështetje për pensionistët dhe familjet në nevojë

13:24 / April 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2287
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se qeveria është duke monitoruar tregun për të vëzhguar lëvizjet e çmimeve dhe do të ndërhyjë nëse do të jetë e nevojshme, duke mbështetur shtresat më vulnerabël, si pensionistët dhe familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, në rast të rritjes së çmimeve.

Gjatë konferencës për mediet mbi ecurinë fiskale të tremujorit të parë të vitit, Malaj theksoi se mbështetja për këto kategori është edhe një sugjerim i ardhur nga partnerët ndërkombëtarë financiarë si Banka Botërore (BB) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Ministri u ndal dhe te raporti i ditës së djeshme i Bankës Botërore, i cili uli parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë për këtë vit, ku bëri të ditur se ky rishikim është i justifikuar në kushtet e pasigurive që po sjell konflikti në Lindjen e Mesme.

“Rishikimi i parashikimeve për rritjen ekonomike është i drejtë, pasi situata është dinamike dhe është e lidhur ngushtë me zhvillimet në Lindjen e Mesme. Po monitorojmë situatën dhe do të reagojmë nëse do të kemi ndryshime në çmime. Reagimet e qeverisë do të jenë të orientuara drejt mbrojtjes së grupeve më të cenueshme, si pensionistët. Çdo masë që do të ndërmarrim për përmirësimin e situatës do të jetë e koordinuar me partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët na japin këshilla të vlefshme”, tha Malaj.

çmimet ministri i Financave Monitorojmë petrit malaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.