Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Malaj: Rimbursim tatimor për shpenzimet arsimore të fëmijëve nën 18 vjeç në DIVA 2025

11:23 / January 15, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6468
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se individët që kanë plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) 2025, duke deklaruar numrin e fëmijëve në ngarkim dhe shpenzimet arsimore, përfitojnë rimbursim tatimor, në përputhje me ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Sipas ministrit, rimbursimi përfitohet nga prindërit ose kujdestarët ligjorë me të ardhura të tatueshme vjetore deri në 1,2 milion lekë, me kusht që deklarata DIVA 2025 të rezultojë me mbipagesë.

Malaj shpjegoi se përfitimi realizohet përmes zbritjes nga baza tatimore, ku:
• për çdo fëmijë në ngarkim nën 18 vjeç aplikohet një zbritje në vlerën 48 mijë lekë;
• për shpenzimet arsimore të fëmijëve në ngarkim njihet një shumë totale deri në 100 mijë lekë.

Ministri theksoi se për të përfituar rimbursimin, individët duhet të dorëzojnë DIVA 2025 përmes sistemit e-Filing, brenda afatit ligjor 31 mars 2026, dhe më pas të krijojnë një kërkesë për rimbursim në modulin “Çështjet e mia”.

Në kërkesën për rimbursim duhet të bashkëlidhen:
• dokumenti me të dhënat e llogarisë bankare personale;
• certifikata familjare;
• dokumentacioni justifikues për shpenzimet arsimore, përfshirë kontratat me institucionet arsimore dhe faturat e pagesës.

Malaj sqaroi se në mungesë të dokumentacionit justifikues, shpenzimet arsimore nuk njihen për rimbursim, ndërsa kërkesa mund të refuzohet edhe në rast se deklarata nuk rezulton me mbipagesë ose dokumentacioni është i paplotë.

Sipas Ministrisë së Financave, detyrimin për të dorëzuar DIVA 2025 e kanë individët me të ardhura vjetore mbi 1,2 milion lekë bruto, ata që kanë qenë të punësuar te më shumë se një punëdhënës gjatë vitit, si dhe individët që kanë realizuar të ardhura për të cilat nuk është paguar tatimi në burim.

Ministri bëri thirrje që qytetarët të deklarojnë saktë të ardhurat dhe shpenzimet, duke theksuar se deklarimi korrekt garanton përfitimin e të drejtave tatimore dhe rimbursimin përkatës.

diva petrit malaj rimbursim tatimor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.